Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: “Pas sulmeve ndaj familjes dhe vajzës sime, çdo sulm politik do të marrë përgjigje me të njëjtën monedhë.”

Qëndrim Kryeziu: “Pas sulmeve ndaj familjes dhe vajzës sime, çdo sulm politik do të marrë përgjigje me të njëjtën monedhë.”

Qëndrim Kryeziu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar gjuhën e përdorur ndaj familjeve të figurave politike dhe duke thënë se sulmet ndaj fëmijëve duhet të ndalen.

“Një 25-vjeçare nuk është më vajzë e vogël…”, ka shkruar Kryeziu, duke rikujtuar raste kur, sipas tij, janë sulmuar familjarë të figurave të ndryshme publike.

Ai ka deklaruar se “për vite të tëra janë ofenduar fëmijë të veprimtarëve, çlirimtarëve dhe invalidëve”, ndërsa ka shtuar se së fundmi është prekur edhe vajza e tij 7-vjeçare.

“Tani, për çdo gjë që thoni, do t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë”, ka shkruar Kryeziu.