Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka vazhduar aktivitetet dhe takimet me qytetarë nëpër vende të ndryshme të Kosovës, duke theksuar mbështetjen që, sipas tij, po merr nga qytetarët, shkruan TV Arbëria.
Përmes një deklarate, Kryeziu është shprehur se gjatë takimeve po sheh një frymë pozitive dhe optimizëm të madh te qytetarët për zgjedhjet e ardhshme.
“Nëpër çdo rrugë të Kosovës, takime e biseda me njerëz të mrekullueshëm të vendit. Populli ka ndryshu, krejt janë gati për festë. Prej 7 qershorit deri më 20 korrik do të zgjasë festa”, ka deklaruar ai.
Kryeziu ka thënë se fitorja ua dedikon çlirimtarëve të vendit, ndërsa ka shprehur bindjen e tij për një rezultat pozitiv për PDK-në.
“Fitorja i dedikohet çlirimtarëve tanë. Çdo rrugë, era e fitores së madhe po vjen”, është shprehur ai.
Ai po ashtu ka kërkuar mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 125 dhe kandidaturën e tij me numrin 103.