Qëndrim Kryeziu ka reaguar me ironi ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës, duke e lidhur atë me figurën e Hajdin Sejdisë dhe piramidat e Tiranës.
Në një shkrim të tij, Kryeziu pyet nëse qytetarët i kujtojnë “piramidat e Tiranës” dhe “gropën e Hajdin Sejdisë”, duke pretenduar se kandidati për president është nipi i tij.
“E tash, sipas asaj që po qarkullon, ky djali qenka nipi i tij dhe po propozohet për President të Kosovës!”, shkruan Kryeziu.
Ai e përmbyll reagimin me tone ironike: “Prej gropës së Tiranës… drejt Presidencës së Kosovës! Oj Kosovë, oj bukuroshe… çfarë seriali je bërë!”