Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Me 355 milionë euro për OJQ-të serbe do të hapeshin qindra biznese dhe mijëra vende pune në Kosovë

Qëndrim Kryeziu: Me 355 milionë euro për OJQ-të serbe do të hapeshin qindra biznese dhe mijëra vende pune në Kosovë

Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga PDK me numër 103 në listën zgjedhore, ka vazhduar me kritika ndaj politikave ekonomike të Qeverisë.

Ai ka deklaruar se mjetet e shpenzuara për OJQ-të serbe, sipas tij, do të duhej të orientoheshin drejt zhvillimit të ekonomisë së brendshme dhe hapjes së bizneseve vendore.

“Një OJQ serbe ka marrë 900 mijë euro nga Albini. Me ato para, po të investoheshin në një fabrikë të një familjeje shqiptare, do të krijoheshin 30 deri në 50 vende të rregullta pune dhe paratë do të mbeteshin brenda ekonomisë sonë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka shtuar se nëse shuma prej 355 milionë eurosh do të investohej në Kosovë, efekti ekonomik do të ishte shumë më i madh.

“Paramendoni 355 milionë euro të investuara në biznese vendore. Do të krijoheshin qindra biznese të reja brenda një viti, mijëra vende pune dhe shteti do të përfitonte qindra miliona euro nga aktiviteti ekonomik”, është shprehur ai.

Sipas tij, brenda disa viteve do të krijohej një bazë e qëndrueshme zhvillimi ekonomik në vend, përmes rritjes së bizneseve dhe tatimeve.

Kryeziu ka kritikuar gjithashtu edhe shpenzimet për importin e energjisë elektrike, duke thënë se këto mjete do të duhej të investoheshin në ekonomi të brendshme dhe krijim të vendeve të punës.