Me pikëllim është njoftuar ndarja nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare, Shefki Sejdiu, për të cilin janë dhënë vlerësime për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
Qëndrim Kryeziu ka reaguar në Facebook duke theksuar figurën dhe trashëgiminë që ai la pas, duke e cilësuar si një jetë të përkushtuar ndaj atdheut.
“Me pikëllim dhe dhimbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë, dje iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shefki Sejdiu. Ai kaloi në amshim duke lënë pas një trashëgimi të pasur për brezat e ardhshëm se si duhet dashur dhe mbrojtur atdheu dhe shqiptaria,” ka shkruar Kryeziu.
Ai shtoi se angazhimi i Sejdiut nga pajtimet e gjaqeve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e deri te organizata “Shqiptaria”, përbën një rrugëtim të vazhdueshëm në shërbim të idealeve kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së Shefki Sejdiut.