Qëndrim Kryeziu ka reaguar përmes një shkrimi lidhur me zhvillimet gjeopolitike dhe sigurinë në Kosovë, duke theksuar se eliminimi i udhëheqësve të regjimit iranian nga aleatët perëndimorë nuk duhet të shihet si një proces i përfunduar, pasi sipas tij ekzistojnë ende rreziqe të ndikimeve destabilizuese edhe në rajonin tonë.
Në reagimin e tij, Kryeziu thotë se grupe me bindje antikombëtare paraqesin kërcënim për interesat shtetërore të Kosovës. Ai e lidh këtë shqetësim me atentatin e vitit të kaluar ndaj rreshterit të Policisë së Kosovës, ish-luftëtarit të UÇK-së, Muhamet Lika, në Kaçanik, për të cilin shprehet se dyshohet të ketë qenë i organizuar nga celula fundamentaliste religjioze me lidhje jashtë vendit.
Sipas tij, sulmet ndaj institucioneve të rendit dhe drejtësisë synojnë dobësimin e shtetit të Kosovës dhe cenimin e rendit kushtetues. Kryeziu thekson se veprime të tilla, përfshirë edhe sulmet ndaj policisë dhe gjykatave, i konsideron të ngjashme me veprimet e strukturave paramilitare që kanë vepruar kundër Kosovës ndër vite.
Në shkrimin e tij, ai ngre edhe shqetësime për ndikime ideologjike dhe financiare të huaja në disa qarqe fetare, duke shtuar se këto ndikime, sipas tij, synojnë largimin e shqiptarëve nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeziu përfundon reagimin duke shprehur mbështetje për aleancën me SHBA-të dhe Izraelin, duke i cilësuar ato si faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
SHKRIMI I PLOTË
Eliminimi i Ajatollahut, si dhe i drejtuesve kryesorë të regjimit në Iran nga SHBA-të dhe Izraeli, mbase nuk duhet të jetë misioni i tyre final.
Këto shtete kanë ende shumë punë, pa përjashtuar as Kosovën.
Se këto grupe me bindje antikombëtare janë bërë rrezik për interesat shtetërore të Kosovës, e dëshmon edhe atentati vitin e kaluar ndaj rreshterit të Policisë së Kosovës, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Lika, në qytetin e Kaçanikut.
Kjo vepër makabre dyshohet se është orkestruar dhe organizuar pikërisht nga celula fundamentaliste religjioze me bazë në Iran, të cilave u kishte rënë në gjurmë polici në fjalë.
Madje, po ashtu, të njëjtit anëtarë të këtij grupi dyshohet se ia kishin vënë flakën objektit të Gjykatës në atë qytet.
Mesazhi i këtyre veprimeve është i qartë: shkatërrimi i institucioneve juridike të shtetit dhe tentimi i rikthimit të kombit tonë nën tutelën e normave të sheriatit mesjetar.
Po ashtu, këtu duhet cekur se vetëm strukturat paramilitare nga Serbia dhe këto grupe i sulmojnë policinë dhe gjykatat e Kosovës, sikurse vrasja e rreshterit tjetër të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Kjo ngjashmëri ndërmjet tyre nuk është e rastësishme, por buron nga urrejtja dhe armiqësia kundër shtetit të ndërtuar mbi idealet kombëtare, me ndihmën dhe partneritetin e SHBA-ve.
Fakti se arma me të cilën u ekzekutua Muhamet Lika tregon për përpjekjet e atentatorëve për të mbuluar çdo gjurmë të lidhjeve të tyre me Iranin. Me këtë rast duhet cekur edhe ndihma financiare që hoxhallarë të caktuar (jo të gjithë) e kanë siguruar nga regjimi iranian, me qëllim që t’i ndikojnë shqiptarët të distancohen dhe të tjetërsohen nga Amerika.
Këto mbetje të jashtëqitjeve të Ajatollahëve dhe trashëgimtarë të UDB-së dallohen lehtë, sepse të njëjtit kurrë nuk e ngrisin zërin në mbrojtje të 2 milionë myslimanëve të vrarë në Afrikë, por e shprehin zemërimin dhe mllefin e tyre me statuse në rrjetet sociale sa herë që në pyetje janë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Madje, të njëjtit ishin pa zë edhe për masakrën e fundit të regjimit iranian kundër protestuesve paqësorë, që kërkonin liri dhe asgjë më shumë.
Janë këto fakte që tregojnë se pastrimi i Kosovës nga këta Ajatollahë, me ndihmën e SHBA-ve, është bërë domosdoshmëri.
Rroftë Izraeli dhe SHBA-të, si dhe qofshin sa më jetëgjatë në çdo veprim që ndërmarrin duke ua dhuruar lirinë popujve të ndryshëm në mbarë botën!