Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.
Në një postim publik, Kryeziu e cilëson qëndrimin e Konjufcës si mbrojtje të një marrëveshjeje që, sipas tij, dëmton interesat e Kosovës. Ai pretendon se zbatimi i saj i hap rrugë krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe akuzon qeverinë për, sipas tij, lëshime ndaj Serbisë.
Po ashtu, Kryeziu ka ngritur akuza edhe për korrupsion dhe menaxhim të qeverisjes, duke kërkuar largimin e Qeverisë Kurti.