Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Konflikti Kurti–Osmani zbardh të vërtetën për Kosovën

Qëndrim Kryeziu: Konflikti Kurti–Osmani zbardh të vërtetën për Kosovën

 

Në një debat të zhvilluar mbrëmë në TV Dukagjini, Qëndrim Kryeziu theksoi se përplasja ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka një efekt të dobishëm vetëm për një gjë: ajo i çliron qytetarët nga iluzionet për udhëheqësit e tyre.

Sipas Kryeziut, ky konflikt tregon se asnjëri prej tyre nuk është alternativë e shëndetshme për shtetin dhe se modeli i tyre i pushtetit është i dëmshëm. Ai theksoi se sa më shpejt të përfundojë kjo qasje, aq më shpejt Kosova mund të kthehet në rrugën e konsolidimit të shtetit.

Kryeziu e lidhi situatën aktuale me trashëgiminë e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, duke theksuar se fryma e themeluesve të shtetit të Kosovës, sipas tij, do të gjejë rrugën e rikthimit historik, krahasueshme në përmasa me veprën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.