Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qëndrim Kryeziu kërkon hetim për projektet milionëshe dhe të hyrat nga mërgata

Qëndrim Kryeziu kërkon hetim për projektet milionëshe dhe të hyrat nga mërgata

Qëndrim Kryeziu ka publikuar një reagim të ashpër, ku ngre akuza për keqpërdorim të parasë publike dhe kërkon reagim nga organet e drejtësisë.

Sipas tij, shifrat e raportuara për sigurimet e veturave të mërgatës dhe të hyrat nga biletat e udhëtarëve nuk përputhen me realitetin. Ai pretendon se, sipas llogaritjeve të tij, do të duhej të kishte qindra mijëra vetura dhe miliona mërgimtarë, gjë që, sipas tij, nuk qëndron.

Kryeziu përmend edhe disa projekte infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e urave në Gjakovë, Klinë dhe Mitrovicë, si dhe kontratat për mirëmbajtjen e autostradës “Ibrahim Rugova”, për të cilat shpreh dyshime lidhur me koston e tyre.