Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu, kandidati i PDK-së që po i kthen votuesit e VV-së në PDK

Qëndrim Kryeziu, kandidati i PDK-së që po i kthen votuesit e VV-së në PDK

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu (nr. 103 në listë), në emisionin FRONTAL të T7 ka folur për fushatën e tij. Ai tha se gjatë takimeve me qytetarët, shumë prej tyre i kanë shprehur se kandidatura e tij po i tërheq ata, që zakonisht votojnë për Vetëvendosjen, drejt PDK-së, për shkak të programit dhe premtimeve të tij.

Ndër premtimet kryesore, Kryeziu tha se, nëse zgjidhet deputet, do të punojë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend. Sipas standardeve ndërkombëtare, nga momenti kur paraqitet nevoja për shërbim shëndetësor deri te ofrimi i tij nuk duhet të kalojnë më shumë se 8 minuta.

Kryeziu theksoi se do të angazhohet që qytetarët e Kosovës të gëzojnë këtë të drejtë, ashtu si qytetarët e Bashkimit Evropian.