Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Isp Broadcast dhuron 200 bileta falas për tifozët e klubeve kosovare

Qëndrim Kryeziu: Isp Broadcast dhuron 200 bileta falas për tifozët e klubeve kosovare

 

Drejtori i ISP-Broadcast, Qëndrim Kryeziu, ka njoftuar se kompania do të mbështesë klubet kosovare të futbollit duke dhuruar bileta falas për tifozët.

Fillimisht, në Malishevë do të dhurohen 100 bileta për klientët aktivë për ndeshjen e FC Malisheva, ndërsa javën e ardhshme edhe 100 bileta të tjera për të përkrahur KF Dukagjinin në Klinë.

Kryeziu ka bërë të ditur se mbështetja do të vazhdojë edhe për Drita FC të Gjilanit dhe FC Ballkanin e Therandës, duke u bërë thirrje tifozëve që të jenë pranë skuadrave të tyre.

“Le t’i mbështesim këto klube me të njëjtin zjarr e dashuri si Përfaqësuesen e Kosovës dhe Kombëtaren Shqiptare”, ka shkruar ai.