Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: I fal të gjithë për gjuhën ofenduese gjatë fushatës elektorale

Qëndrim Kryeziu: I fal të gjithë për gjuhën ofenduese gjatë fushatës elektorale

Qëndrim Kryeziu ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me mesazhet që, sipas tij, po i vijnë vazhdimisht nga qytetarë të cilët kërkojnë falje për gjuhën ofenduese të përdorur ndaj tij gjatë fushatës së fundit elektorale.

Ai theksoi se forca morale e një njeriu qëndron pikërisht në aftësinë për të falur dhe në kultivimin e tolerancës ndaj njëri-tjetrit.

Sipas Kryeziut, pa këto vlera shoqëria rrezikon të mbetet në një rreth vicioz të urrejtjes dhe hakmarrjes ndërpersonale, të cilat, siç tha ai, sjellin vetëm shkatërrim.

“Prandaj, të gjithë pa përjashtim janë të falur nga ana ime. Vetëm duke e kuruar veten nga këto hasmëri dhe ky vrer i panevojshëm kemi mundësi të bëhemi bashkë dhe të punojmë për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Kryeziu theksoi se shteti duhet të jetë mbi të gjithë dhe se duke e dashur Kosovën më shumë se çdo gjë tjetër, qytetarët mund të angazhohen për ta bërë atë ashtu siç e meriton.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos nisen nga thashethemet, paragjykimet dhe etiketimet pa e njohur njeriun, pasi një mendësi e tillë, sipas tij, prodhon vetëm “helm shoqëror” dhe pengon zhvillimin e vendit.