Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: FSK-ja në gjendje të mjerueshme, turp për institucionet

Qëndrim Kryeziu: FSK-ja në gjendje të mjerueshme, turp për institucionet

Qëndrim Kryeziu, ka kritikuar gjendjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke thënë se, në prag të 10-vjetorit të themelimit të saj, ende nuk ka qartësi për të ardhmen e këtij institucioni.

Sipas Kryeziut, mbetet e paqartë nëse ekziston një plan operativ për integrimin e FSK-së në NATO, ndërsa ka ngritur shqetësime edhe për kushtet në të cilat, sipas tij, operon aktualisht kjo forcë.

“Po i afrohemi 10-vjetorit të themelimit të FSK-së, ndërsa ende nuk e dimë se çfarë fati e pret FSK-në: a do të mbyllet, apo ekziston ndonjë plan operativ për inkuadrim në NATO? Ndërkohë, këto janë kushtet në të cilat ndodhet sot FSK-ja. Turp!”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shtoi se, sipas tij, problem mbeten edhe uniformat, pajisjet dhe veshmbathja e pjesëtarëve të FSK-së, duke kritikuar mënyrën e realizimit të tenderëve publikë.

“E nuk po flas fare për uniformat, pajisjet dhe veshmbathjen, që vazhdojnë të jenë problem më vete për FSK-në tonë. Rrnofshin tenderat me kontratë njëburimore…”, ka përfunduar ai.