Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Fermerët meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje

Qëndrim Kryeziu: Fermerët meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje

Kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu me numër 103, ka vizituar një fermer në fshatin Mleqan, ku nga afër është njohur me problemet me të cilat po përballen bujqit vendorë.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kryeziu ka bashkëbiseduar me fermerin Avdyl Kryeziu, i cili ka shprehur shqetësimet për mungesën e mbështetjes institucionale dhe vështirësitë që po has kjo kategori.

Nga ana tjetër, Qëndrim Kryeziu tha se sektori i bujqësisë meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje konkrete, duke shtuar se fermerët janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.