Qëndrim Kryeziu ka komentuar aktin e kryeministrit Albin Kurti për faljen e 25 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, duke e cilësuar si shembull të qartë të mashtrimit politik.
Sipas Kryeziut, më 23 mars 2024, Kurti justifikoi këtë vendim me synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Megjithatë, deklaratat e Nenad Rashiqit tregojnë se arsyeja reale ka qenë për hatër të këtij të fundit.
“Kjo është një ndër shenjuesit më të qarta se si Kosova, nën pushtetin e Albin Kurtit, po humb edhe tokën, edhe mundësinë për integrim evropian, duke i krijuar terren për përfitime vetëm Serbisë”, ka thënë Kryeziu.
Ai vlerëson se zhvillimet e fundit politike konfirmojnë këtë fakt: Kosova nuk u anëtarësua në Këshillin e Evropës, ndërsa Manastiri i Deçanit tashmë ka përfituar tokën e tij.