Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Falënderon 250 mijë shikues dhe ndan 1100 dollarë për dy familje veteranësh

Qëndrim Kryeziu: Falënderon 250 mijë shikues dhe ndan 1100 dollarë për dy familje veteranësh

 

Qëndrim Kryeziu ka falënderuar mërgatën shqiptare në Gjermani dhe të gjithë pjesëmarrësit në një transmetim live në TikTok, i cili ka arritur rreth 250 mijë shikues dhe mbi 225.600 pëlqime.

“Faleminderit të gjitha atyre 250 mijë zemrave shqiptare që më dëgjuan mbrëmë nga mërgata në Gjermani”, është shprehur ai.

Sipas tij, edhe “225.600 zemra kanë pëlqyer bisedën gjatë transmetimit”, duke e konsideruar këtë si një mbështetje të madhe nga publiku.

Nga ky live në TikTok janë siguruar 1100 dollarë, të cilat do të ndahen për dy familje të veteranëve në nevojë.

“Njëri është një fermer që kishte ardhur nga Gjermania për të luftuar në Koshare dhe më pas ka vazhduar jetën si fermer, ndërsa tjetri në Vushtrri ndodhet në gjendje shumë të rëndë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka shtuar se e gjithë ndihma është rezultat i solidaritetit të qytetarëve: “Faleminderit nga zemra të gjithëve që kontribuuan për këto dy familje çlirimtare.”