Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu e uron Agim Aliun për mandatin e ri: Ferizaji, shembull i qeverisjes lokale

Qëndrim Kryeziu e uron Agim Aliun për mandatin e ri: Ferizaji, shembull i qeverisjes lokale

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ku e ka uruar për mandatin e ri katërvjeçar në krye të komunës, shkruan TV ARBËRIA.

Në një deklaratë pas takimit, Kryeziu e vlerësoi Ferizajn si “një nga shembujt më të mirë të qeverisjes lokale në vend”, duke theksuar se puna e Agim Aliut përfaqëson modelin e investimeve dhe administrimit efikas.

Sipas tij, zhvillimi i Ferizajt bie në kontrast të theksuar me komunat e drejtuara nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përmendur veçanërisht Gjilanin si shembull të stagnimit urbanistik.

Kryeziu akuzoi qeverinë qendrore të udhëhequr nga Albin Kurti për, siç tha ai, “sabotim të projekteve të Ferizajt”, përfshirë ndaljen e përfundimit të autostradës që lidh qytetin, me motivin politik të mbështetjes që votuesit e Ferizajt i japin PDK-së.

Megjithatë, ai theksoi se “asnjë shantazh nuk e dobëson” PDK-në dhe se Agim Aliu përbën një model qeverisjeje që PDK, në krye me kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën, synon t’ia ofrojë gjithë Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.