Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu: “Sot do ta publikojmë raportin që KQZ-ja e mbajti sekret. Aty do t’i shihni komunat kampione të vjedhjes së votave.”
Deputetët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, do të mbajnë sot konferencë për media para Gjykatës Supreme, me fillim nga ora 15:30.
“Sot do ta publikojmë raportin që KQZ-ja e mbajti sekret prej disa ditësh. Aty do t’i shihni komunat kampione të vjedhjes së votave”, thuhet në njoftimin për konferencën.
Në konferencë pritet të prezantohen gjetjet që, sipas organizatorëve, dalin nga raporti i rinumërimit.