Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu dhe Afrim Kasolli zbërthejnë strategjinë e sulmeve që po ua bënë medieve Albin Kurti

Qëndrim Kryeziu dhe Afrim Kasolli zbërthejnë strategjinë e sulmeve që po ua bënë medieve Albin Kurti

Përmes një bashkëbisedimi, pronari i kompanisë ISP Broadcast Qëndrim Kryeziu, dhe analistit politik Afrim Kasolli, kanë komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ndaj mediave në Kosovë.

Si i goditi sërish mediat kryeministri dhe si ironizoi me opozitën? Krejt çka u tha në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së

Analisti Kasolli shprehet se gjuha e përdorur nga kryeministri i vendit ndaj mediave është e rrezikshme dhe e papranueshme.

“Afrim Kasolli: Me padurim do të priste t’i bënte publike, por pikërusht në munges të provave ka kaluar në terrenin e propagandës, edhe një gjë shumë të mirë që e tha zoti Kryeziu, tha metaforat që i kemi ba, jo ua kam ba tagjin jo kshtu, do të thotë ai i animalizojë njerëzit në botën e mediave, i bani kafshë, i dehumanozojë, dhe nuk ka gjë ma të rrezikshme se kur një gjuhë e tillë përdoret nga një kryeministër që i dehumanizon njerëzit që japin një kontribut tejet të rëndësishmë në kulturën politike e publike në vendin e Kosovës, mos harroni regjimet më të egra totalitare, regjimet më të egra autoritare, kjo nuk mund të ndodh në Kosovë për shumë arsye, por edhe të paktën si premis ka një përputhje me këto regjime sepse hapi i parë që e kanë ba për me i persekutu kundërshtarët e tyre politik, ka qenë dehumanizimi, demoralizimi dhe animalizimi i tyre, kjo është tejet e rrezikshme dhe e paparanueshme si gjuhë”, ka thënë Kasolli.

Edhe Qëndrim Kryeziu po ashtu është shprehur kundër deklaratave të Kurtit ndaj mediave, dhe i ka quajtur të tmerrshme.

“Stafi ynë nuk kanë çka frikohen asnjë fare, se i kemi ba ballë regjimi të Turqisë qysh para 100 viteve si familje pastaj regjimit të Serbisë edhe vazhdojmë t’i bëjmë ballë, që këtu e kam edhe deklaratën nga një mbledhje e Presidentit Vuçiq, që ka fol pikërisht për televizionin tonë që është mbajtë seancë e jashtëzakonshme dhe nuk ekemi për herë të parë që merremi me kërcnime nga vendet e tjera, porn a vijnë nga kryeministri jonë që i ka të gjitha gjërat në dorë, AKI-në, të mos e di edhe t’i qoj të gjitha mediumet në një vend ajo është diçka e tmerrshme, kurrë në jetë unë personalisht Qëndrim Kryeziu, dhe pasardhësit e mi nuk kanë me i shtri dorën kurrë asnjë qeverie me I kërku lëmosh për një reklam ose diçka, që me e majt televizionin gjallë ose me triumfu e drejta dhe liria e shprehjes, asnjëherë në jetë edhe nuk ka ekzistu më herët, e as nuk kemi marrë ma herët, dhe mundet me thanë zoti Kurti çka don, komplet pasurinë mundem me ja fal zotit Kurti veç le të tregon kur qeverisja e tina jia ka dhanë kompanisë sime një cent, për me ba fushatë ose kur ka ardh për me marr një ofertë për marketing, që na me than ja kam nal pagesat, veç le të thotë kom me ja fal krejt çka kom në emër tim edhe në emër të komplet familjes sonë që është mbi 400 meshkuj në Kosovë e në Gjermani e në Evropë që kana dalë pjesa më e madhe ku secili e ka nga një biznis të vetin, edhe më të fortë se timin, krejt kom me ja fal, veç le të del le të thotë qeta ja kom fal X televizionit të kompanisë sonë, TV Arbërisë, TV Malishevës, cilëndo veç një reklam le ta gjenë që e ka pagu edhe na I kena folk eq atinaj. Ose le të del edhe prap I betohna edhe për këtë, edhe opinionit publik edhe çdo njanit që nëse ne, stafi ynë e kanë ba një deklaratë shantazhuese ndaj zotit Kurti, kërkim falja është e vogël për të por do t’i jap gjithçka kom, që kjo nuk ekziston fare sepse çdo gjë e mirë që e ka ba Kurti ne ia kemi prezantu”, ka thënë Kryeziu. /TV Arbëria

Ndiqni intervistën e plotë: