Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qendrim Kryeziu bën thirrje për protestë më 13 dhjetor në Shkup në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

Qendrim Kryeziu bën thirrje për protestë më 13 dhjetor në Shkup në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

Biznesmeni Qendrim Kryeziu ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook organizimin e një proteste më 13 dhjetor 2025, të cilën e ka quajtur protestën e fundit për këtë vit, dedikuar – siç shprehet ai – “mbrojtjes së vlerave historike të UÇK-së”.

Në postimin e tij, Kryeziu ka bashkangjitur edhe një fotografi me ish-kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Në thirrjen drejtuar shqiptarëve kudo që jetojnë, ai shkruan:

“Të dashur Shqiptarë kudo që jeni, me datë 13 Dhjetor 2025, organizohet protesta e fundit për këtë vit, në mbrojtje të vlerave historike të UÇK-së. Kjo ngjarje do të mbahet në kryeqytetin antik të Dardanisë e Arbërisë historike në Shkupin e sotëm, në Maqedonë Shqipëtare”.

Kryeziu fton qytetarët nga çdo vend i botës që t’i bashkohen kësaj proteste.

“Andaj vëllezër e motra nga cdo cep i botës, kontinent e shtet, të bëhemi bashke në këtë datë si një lumë i vetëm me qëllim që zëri historik i Shqiptarise për drejtësi të kumbojë deri në Hagë, kundër kësaj Gjykate Kriminale”.

Ai shton se protesta synon t’u tregojë institucioneve ndërkombëtare dhe, siç thotë ai, “sponsorëve” të tyre.

“T’i tregohet asaj si dhe sponsorëve të saj nga Serbia e Rusia, se nuk ka propagandë të fabrikuar që mund ta ndryshojë historinë fisnike dhe të drejtë të luftës çlirimtare. Dhe se populli shqiptar kurrë nuk do të pajtohet me këtë padrejtësi të shekullit”.