Qëndrim Kryeziu ka akuzuar për krim dhe korrupsion në sektorin e energjisë elektrike në Malishevë, duke deklaruar se dëmi ndaj qytetarëve dhe buxhetit të shtetit ka kaluar mbi 2.5 milionë euro.
Sipas tij, banorët dhe bizneset e Llapushës janë përballur me furnizim të dobët me energji, reduktime të shpeshta, prishje të pajisjeve dhe kosto shtesë për shkak të cilësisë së ulët të rrjetit elektrik.
Ai ka kritikuar edhe vizitat e zyrtarëve gjatë fushatave zgjedhore, duke thënë se Malisheva është kujtuar vetëm për premtime, ndërsa problemet kryesore të qytetarëve kanë mbetur pa zgjidhje.
Në reagimin e tij, Qëndrim Kryeziu ka përmendur edhe projektin e ndërtimit të NS 220 kW, për të cilin ka ngritur akuza se po përdoret për interesa korruptive.