Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 103, ka deklaruar se respektimi i thirrjeve të organeve ligjzbatuese është obligim i çdo qytetari në një shtet demokratik dhe ligjor.
Sipas Kryeziut, mosrespektimi i këtij parimi çon në arbitraritet dhe dëmton funksionimin e shtetit të së drejtës.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Kosovës që, siç u shpreh, pa hezitime dhe kalkulime politike, ta ftojë për hetime Albin Kurti lidhur me dyshimet për korrupsion.