Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qëndrim Kryeziu apelon mërgimtarët: Shmangni Serbinë, përdorni rrugët alternative për në Kosovë

Qëndrim Kryeziu apelon mërgimtarët: Shmangni Serbinë, përdorni rrugët alternative për në Kosovë

Qëndrim Kryeziu ka bërë apel ndaj bashkatdhetarëve që po vijnë për pushime në Kosovë, duke i këshilluar të kenë kujdes gjatë udhëtimit dhe të shqyrtojnë rrugët alternative përmes Malit të Zi.

Në një reagim të tij, Kryeziu ka kujtuar përvojat e të burgosurve politikë, sakrificat e familjeve të prekura nga lufta dhe historinë e Kosovës, duke thënë se paralajmërimet për ndalesa, kontrolle dhe vështirësi gjatë kalimit nëpër Serbi nuk duhet të injorohen.

“Kur ju kam shkruar vitin e kaluar se do të ketë ndalesa në kufi dhe se mund të arrestohen persona apo familjarë të atyre që kanë qenë pjesë e luftës, shumë prej jush nuk e besuat. Sot edhe rrjetet sociale po ua kontrollojnë”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka rekomanduar që bashkatdhetarët të përdorin itinerarin përmes Malit të Zi: Herceg Novi – Nikshiq – Podgoricë – Rozhajë – Pejë, ndërsa për ata me dokumente evropiane ka përmendur edhe alternativën përmes Dubrovnikut – Bosnjës dhe Hercegovinës – Nikshiqit – Podgoricës – Pejës.

POSTIMI I PLOTË