Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Andin Hoti e tradhtoi PDK-në për pushtetin e Kurtit

Qëndrim Kryeziu: Andin Hoti e tradhtoi PDK-në për pushtetin e Kurtit

Qëndrim Kryeziu ka reaguar me një shkrim në Facebook, ku ka kritikuar ashpër kalimin politik të ministrit Andin Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës drejt qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas tij, një nga personat që do të dëshironte ta takonte për një kafe nga kabineti qeveritar është pikërisht Andin Hoti, por jo për shkak të punës së tij si ministër. Kryeziu thotë se motivi i një takimi të tillë do të ishte një pyetje e thjeshtë: si arriti Hoti që, me aq lehtësi, ta tradhtojë PDK-në – parti nga e cila, sipas tij, ka përfituar gjithçka – për të përfunduar në “shtratin partiak” të Albin Kurtit.

Ai thekson se Kurti e ka ndërtuar karrierën e tij politike duke sulmuar drejtuesit e PDK-së dhe etërit themeltarë të shtetit të Kosovës, si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në fund të reagimit, Kryeziu e cilëson këtë rast si një nga shembujt më të errët të një mentaliteti servil politik, duke thënë se disa individë e kanë përdorur PDK-në si trampolinë për përfitime personale, për t’u akomoduar më pas në prehrin politik të Albin Kurtit.