Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu akuzon Qeverinë për koston e urës: “1.5 milionë euro më shumë për një urë më pak”

Qëndrim Kryeziu akuzon Qeverinë për koston e urës: “1.5 milionë euro më shumë për një urë më pak”

Qëndrim Kryeziu ka reaguar lidhur me koston e projekteve të urave, duke akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim dhe shpërdorim të parasë publike.

Sipas tij, në një rast janë paraparë dy ura me vlerë prej 3 milionë eurosh, ndërsa në një projekt tjetër një urë e vetme kap vlerën e 4.4 milionë eurove.

“1.5 milionë euro më shumë, një urë më pak. Faleminderit që ma kryte qit punë, se kom pas njet me dal nesër pak mi pa punimet edhe mi kallxu popullit qysh po vjedh Albin Hajni”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka vazhduar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke bërë thirrje edhe për protesta.

“Shihemi së shpejti në protesta, se zgjedhjet i bleve me nga 100 euro”, është shprehur Kryeziu.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të debateve dhe përplasjeve politike rreth shpenzimeve publike dhe projekteve infrastrukturore në vend.