Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke kritikuar qasjen e tyre politike dhe duke iu referuar me ironi kryeministrit Albin Kurti si “Albin Serbia”.
Përmes një postimi, Kryeziu thotë se më herët ishte kritikuar kur e përdorte këtë epitet, ndërsa tani, sipas tij, realiteti po dëshmohet përmes zhvillimeve në komuna të ndryshme.
“A jeni mirë o patriotë, a jeni të kënaqur me Albin Serbinë?”, shkruan Kryeziu.
Ai përmend edhe shifra që, sipas tij, lidhen me largimin e qytetarëve nga vendi, duke thënë se në Shtime kanë qenë 21 persona, ndërsa në Malishevë, javën e kaluar, tre persona, dhe se raste të tilla po regjistrohen çdo ditë edhe në komuna të tjera.
Kryeziu kritikon gjithashtu përkrahësit e LVV-së, duke thënë se një pjesë e tyre po kontribuojnë në një politikë që, sipas tij, po e dëmton Kosovën.
“Ju lumtë, patriotë e kuq! Me këtë patriotizëm, Serbia s’ka nevojë për propagandë”, shkruan ai.
Në fund, Kryeziu shprehet se dëshmorët e luftës së Kosovës nuk kanë rënë që Kosova të “serbizohet”, duke e mbyllur reagimin me një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.