Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëlloi në ajër teksa këndonte Stresi, detaje nga incidenti i Vitit të Ri në Tiranë

Qëlloi në ajër teksa këndonte Stresi, detaje nga incidenti i Vitit të Ri në Tiranë

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi qëlloi në ajër gjatë festës së Vitit të Ri në Tiranë. Policia tha se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, por nuk publikoi të dhëna të tjera lidhur me identitetin.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në datën 1 janar, në sallën e Parkut Olimpik, e cila është marrë me qira për organizimin e festës së ndërrimit të viteve.

Gjatë kohës që këndonte Stresi është qëlluar 2 herë me pistoletë nga një person, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz, por gjithsesi duke shkaktuar panik.

Ata që kanë qenë afër e kanë goditur autorin me grushte e gota për ta neutralizuar, ndërsa më pas ai është larguar. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat.