Anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar sonte një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste kundër mungesës së energjisë elektrike dhe paralajmërimeve për rritje të re të çmimit të rrymës.
Para ndërtesës së Qeverisë u vendosën një batanije dhe disa qirinj, si simbol i pakënaqësisë ndaj, siç u tha, deklaratave të papërgjegjshme të kryeministrit në detyrë.
Sekretari i RDK-së, Altin Gjata, tha se kriza energjetike po i detyron qytetarët të zgjedhin mes ngrohjes dhe ushqimit, duke theksuar se kjo është krizë menaxhimi dhe jo dimri.
Mesazhi i aksionit ishte: “Edhe sa, Albin? Edhe sa përqind do të rritet rryma?”