Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë ka bërë të ditur se këtë të mërkure do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media.
“Ju njoftojmë se nga data 01.10.2025 fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Ju mund ta merrni këtë shërbim në QMF-të më të afërta që I keni ku ka njësi të vaksinimit”.
Tutje, ata njoftojnë se qytetarët për t’u vaksinuar duhet të posedojnë letërnjoftimin ose çertifikaten e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.