Analisti politik Lulzim Peci, në RTV21, ka deklaruar se është e gabuar bindja se Kosova po “i bën qirak Amerikës” në çështjen e gazit, duke e quajtur këtë qëndrim “çmenduria më e madhe”.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe e mbështesin atë për ta bërë më të qëndrueshme.
“Dikush po mendon, në opinion publik ka plotë të tillë, që ne po bëjmë qirak Amerikën, kjo është çmenduria më e madhe. Ajo po të jep mundësinë si shtet që ka investuar në ty për të bërë shtet, pa qenë Amerika kurrë shtet nuk ishim bërë, le të harrojnë atë muhabet. Ai ka investuar, dëshiron të bëjë të qëndrueshëm. Kjo politikë nuk është antiamerikane, është anti-kosovare, kundër interesave të Kosovës”, ka thënë Peci.
Ai ka shtuar se duhet të shpjegohet më qartë arsyeja pse gazi amerikan nuk duhet të vijë në Kosovë.