Aventura e dytë e Paul Pogbas te Juventusi po del të jetë një makth i vërtetë për mesfushorin francez, të cilit nuk po ndalen lëndimet.
Kjo gjë ka bërë që të përhapen spekulime të shumta për të ardhmen e Pogbas, ku thuhet se Juventusi po e konsideron shkëputjen e kontratës së yllit francez.
Por, këto spekulime tani i ka mohuar drejtori sportiv i Juventusit, Francesco Calvo, i cili tha se klubi nuk do ta largojë Pogban.
“Ne nuk do ta heqim qafe Paul Pogban, të gjitha këto lajme janë absolutisht të pavërteta”, tha Calvo.
“Juventusi është një familje, ne e shohim Paul që po bën më të mirën për tu rikthyer sa më shpejtë. Ne me të vërtetë i besojmë Pogbas, për këtë gjë nënshkruam një marrëveshje katër vjeçare”, tha më tej Calvo./TV Arbëria