Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qarkaxhija: Rikandidoj nga bindja për ndryshime dhe vazhdimësi në qeverisje

Qarkaxhija: Rikandidoj nga bindja për ndryshime dhe vazhdimësi në qeverisje

Diana Qarkaxhija, kandidate për deputete në radhët e Koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës, ka sqaruar arsyet e rikandidimit të saj në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se motivi kryesor është vazhdimi i ndryshimeve të nisura gjatë pesë viteve të fundit.

“Vendimi im për t’i hyrë përsëri garës zgjedhore vjen nga bindja ime për ndryshime. Ndryshimet të cilat vazhdimisht kërkojnë përkushtim, vazhdimësi dhe një zë të fuqishëm”, u shpreh Qarkaxhija.

Ajo tha se votat e marra në zgjedhjet e 9 shkurtit e kanë motivuar të rikthehet në garë.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit sollën një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që votuan në fuqinë dhe punën time të deritanishme, më bëri që unë të jem pjesë e kësaj gare, kuptohet me mirëkuptimin edhe të pjesës ‘Alternativa’, ku unë jam pjesë e saj dhe në listën zgjedhore që do të garojmë në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha ajo.

Qarkaxhia theksoi se koalicioni kërkon vazhdimësinë e reformave të filluara.

“Ne kërkojmë vazhdimësi të ndryshimeve që u patën bërë në këto 5 vite dhe këto ndryshime që ta kenë validitetin e vet, kërkojnë që ta kenë kryeministrin përsëri në krye për të vazhduar ato ndryshimet e mira të cilat u bënë në këto 5 vite”.

Ajo foli edhe për transparencën institucionale, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e saj.

“Gjithmonë kërkojmë transparencë më të madhe, për këto 5 vite transparenca ka qenë në nivelin e lartë dhe duke synuar ulësen e deputetës, sigurisht që politika të tillë unë do të vazhdoj t’i përkrahi dhe t’i forcojë edhe më tepër — pjesën e llogaridhënies, pjesën që institucionet tona ta kenë validitetin e mjaftueshëm”.

Në përfundim, ajo theksoi se prioriteti i saj kryesor do të jetë fusha e arsimit.

“Mbi të gjitha, fokusi im do të fokusohet në ngritjen e cilësisë në arsim, e cila është pikë e imja e fortë”, deklaroi Qarkaxhija.