Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qalaj thotë se Donika Gërvalla refuzoi ta varrosë babanë e saj me nderime ushtarake

Qalaj thotë se Donika Gërvalla refuzoi ta varrosë babanë e saj me nderime ushtarake

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Donika Gërvalla e ka pamundësuar që babai i saj Jusuf Gërvalla të varroset me nderime ushtarake.

Ai në “Debat Plus”, tha se ajo e ka ndarë heroin e kombit nga heronjtë e tjerë.

“Është goxha ofenduese me pa zonjën Shvarz, ka refuzu që heroi i kombit Jusuf Gërvalla të varroset me nderime ushtarake. Zonja Shwarz për babin e saj Jusuf Gërvallën, ka refuzu që ai të varroset me nderime ushtarake. E ka nda nga heronjtë e tjerë”, tha ai.