Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PZAP njofton se ka refuzuar ankesën e PDK-së ndaj LVV-së

PZAP njofton se ka refuzuar ankesën e PDK-së ndaj LVV-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se e ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Rasti ka të bëjë ku PZAP-i thotë se më datë 28.09.2025 ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me të cilën pretendon se më datë 27.09.2025, kandidatja për Kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci, nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, në rrjetin social Facebook, në profilin e saj ka postuar një shkrim se PDK ka dy kandidatë në garë për kryetar të Drenasit, duke aluduar në Petrit Hajdari dhe Ramiz Lladrovci.

Kështuq ë, në vendimin e PZAP-it thuhet se paneli pas shikimit të shkresave të lëndës dhe përgjigjes në ankesë janë të paqëndrueshme dhe si të tilla i refuzoj për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë nuk paraqesin shkelje të dispozitës së nenit 32 të Ligjin Nr. 08/L-228.