Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PZAP-ja e dënon me 16 mijë euro gjobë Partinë Demokratike të Kosovës

PZAP-ja e dënon me 16 mijë euro gjobë Partinë Demokratike të Kosovës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka dënuar me 16 mijë euro gjobë Partinë Demokratike të Kosovës.

PDK-ja është dënuar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Sipas ankesës së LVV-së, mbështetësit e PDK-së, Brahim Rexhepi, Nehat Bunjaku, Demë Berisha, Enver Rubovci, Muhamet Shala dhe Xh.Morina kanë postuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

Paneli i PZAP-së i përbërë nga gjyqtarët Arsim Hamzaj, Kymete Kicaj dhe Skender Çoçaj, kanë gjetur se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje është e bazuar.

Në arsyetimin e PZAP-së thuhet se mbështetësit e PDK-së kanë përdorur gjuhë të urrjetjes dhe fyese në postimet e tyre, duke vepruar kështu në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes.

Në postimin e Rexhepit thuhej se: “Kjo qeverie në krye me Albin Serbin e ky pushtet na pat detyru me dal në rrug me ja ndalur veprimet idoteske që i bënte kundër vlerave të luftës, e vjedhje masive që i bënte kur erdh në pushtet, e për ktë arsye këna me e rrëxu BASHKOHUNI TË GJITHË PER NDER TË ATDHEUT”.

Sipas rregullores, për shkelje të këtij neni parashihen dënime deri në 50 mijë euro.

Kundër këtij vendimi, Partia Demokratike e Kosovës ka afat prej 48 orëve për të dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.