Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PZAP-ja dënon LDK-në me 20 mijë euro

PZAP-ja dënon LDK-në me 20 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe tre mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje më 13 janar u ankua në PZAP se kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka, ka publikuar video në Facebook ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.

Për këtë arsye, më 15 janar, PZAP-ja e ka dënuar LDK-në me 20 mijë euro gjobë – e cila duhet të paguhet në afat prej 15 ditësh.

LDK-ja e ka kundërshtuar gjobën, duke thënë se është bërë nga një profil tjetër dhe jo nga kandidatja për deputete.

PZAP-ja ka konstatuar se videoja ishte postuar në profilin e Sykës, por ishte fshirë më pas.