Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Putini shkon në Vietnam: Një miqësi që refuzon të vdesë

Putini shkon në Vietnam: Një miqësi që refuzon të vdesë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, pas vizitën që pati në Korenë e Veriut.

Vizitat e Putinit po interpretohen si demonstrim i mbështetjes diplomatike që Rusia ka ende në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kritikuar shtetet se po promovojnë luftën e Putinit në Ukrainë, raporton BBC.

Vietnami ende mban lidhjet historike me Rusinë edhe pse punon që t’i përmirësojë marrëdhëniet me Evropën dhe SHBA-në.

Lidhjet e Vietnamit me Rusinë janë të afërta dhe shkojnë prapa me dekada, te mbështetja vitale ushtarake, ekonomike dhe diplomatike nga ish-Bashkimi Sovjetik për shtetin vietnamez në vitet 1950.

Vietnami i ka përshkruar marrëdhëniet si “të mbushura me besnikëri dhe mirënjohje”.