Pavarësisht spektaklit dhe propagandës që është duke e shoqëruar takimin ndërmjet Kryetarit rus Vladmir Putin dhe atij kinez Xi Jinping, në Pekin, ku dy liderët kanë bërë thirrje për një rend të ri gjeopolitik ndërkombëtar, e vërteta kësaj ngjarje mund të jetë krejt tjetër.
Analisti politik rus Valery Solovey, në një prononcim për gazetën britanike “Mirror” ka ngritur pretendime se Putini ka qenë i detyruar ta dërgoi kopjen e tij në këtë ngjarje, ngase ai i vërteti është duke vajtuar nga një sëmundje e pashërueshme dhe gjendet në agoninë e vdekjes. Pra sipas këtij analisti, tashmë Kryetari i Rusisë është duke i jetuar ditët e tij të fundit në këtë botë. Nuk janë në pyetje muajt apo javët, por pikërisht ditët e fundit. Prandaj, edhe në këtë rast ai është zëvendësuar, sikur se në disa shfaqjeje tjera para saj, në mënyrë të suksesshme nga “kloni” i tij politik.
Në këtë kontekst, sipas Valery Solovey, pjesë e kësaj skeme befasuese dhe këtij inskenimi janë edhe autoritetet shtetërore kineze me qëllim që të garantohet siguria ekzistuese e elitës së Putinit dhe të mundësohet një transferim i sigurt i pushtetit. Në këtë drejtim kjo elitë është përkujdesur që të mos e humb pushtetin edhe pas vdekjes së njëmendte të Vladimir Putinit.
Në fund Solovey, ka shtuar së edhe Kyrylo Budanov shefi i inteligjencës ushtarake në Ukrainë e ka akuzuar Putinin se është fshehur dhe nuk ka bërë asnjë deklarim publik. Ai pretendon se Kryetari rus, ka më shumë se një vjet që nuk është shfaqur dhe se detyrën presidenciale e kanë luajtur kopjet e tij, apo siç njihen ndryshe në anglisht këto imitime si “doppelgängers”, shkruan korrespodenti i gazetës “Mirror” nga Moska, Jake Loader.
/TV Arbëria