Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u është lutur aleatëve për muaj të tërë që të lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa perëndimore, duke përfshirë ato me rreze të gjatë të SHBA-së dhe British Storm Shadows në Rusi për të kufizuar aftësinë e Moskës për të nisur sulme. Ai pritet t’i përsërisë këto lutje gjatë vizitës së tij diplomatike në SHBA këtë javë, kur do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden.
Presidenti ukrainas u pyet pyetet nga spikeri i Good Morning America, Robin Roberts se çfarë do të ndodhte nëse atij i mohohet leja për të përdorur armët perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Zelensky u përgjigj: “Putini do të vazhdojë të na shkatërrojë, të vrasë njerëz, të vrasë fëmijë, absolutisht. Ai do të veprojë në këtë mënyrë. Do të humbasim mijëra shkolla dhe dhjetëra mijëra jetë. Kjo është ajo që do të ndodhë”.
Ai falënderoi popullin amerikan për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e deritanishme dhe tha se “ne jemi më afër paqes sesa mendojmë”.
Ndërkaq, Reuters ka raportuar se të paktën tre persona u vranë dhe 15 u plagosën në një sulm rus në Kharkiv, duke cituar autoritetet lokale.