Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Putin s’ka ndryshuar mendim për luftën”, Scholz: Ukraina mund të mbështetet tek ne, s’ka negociata pa Kievin

“Putin s’ka ndryshuar mendim për luftën”, Scholz: Ukraina mund të mbështetet tek ne, s’ka negociata pa Kievin

Rusia ndërmori një valë masive sulmesh me dronë dhe raketa rreth Ukrainës, duke goditur infrastrukturë energjetike dhe godina banimi, në Kiev, dhe rajone të tjera si Donjetsk, Lviv dhe Odesa.

Ky ishte sulmi më i madh që prej muajit gusht dhe i pari në disa kohë që arrinte zonat më perëndimore të Ukrainës. Siç bëhet e ditur të paktën 7 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte lëshuar 120 raketa dhe 90 dronë që shënjestruan infrastrukturë energjetike në të gjitha rajonet e vendit.

Kompania më e madhe private e energjisë në Kiev bëri të ditur se sulmet kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje të elektriciteti në 3 rajone. Sulmet detyruan Poloninë fqinje anëtare të NATO të ngrinte në ajër avionët luftarakë, si masë parandaluese. Ndërkohë një person mbeti i vrarë në një sulm me dron të Ukrainës në rajonin kufitar rus të Belgorod.

Kancelari gjerman Olaf Sholz, i cili është vënë në shënjestër të kritikave për telefonatën e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin më herët gjatë javës, tha të dielën se Kievi mund të mbështetet tek ata, dhe se çdo negociatë me Rusinë do të duhej të kishte miratimin e Ukrainës.

“Kam zhvilluar bisedime edhe me presidentin rus, siç është paralajmëruar shumë kohë më parë. Kjo ishte e rëndësishme për t’i thënë atij se nuk duhet të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë, Evropës dhe shumë të tjerëve në botë që territori Ukrainas të zvogëlohet, por se tani i takon atij që të sigurojë që lufta të përfundojë, duke tërhequr trupat.

Biseda ishte shumë e detajuar, por kontribuoi për të mësuar se pikëpamjet e presidentit rus mbi këtë luftë nuk kanë ndryshuar shumë, gjë që nuk është një lajm i mirë.. Pikërisht për këtë është kaq e rëndësishme që ne jemi shumë të qartë në çështjen parimore, domethënë se Ukraina mund të mbështetet tek ne dhe se nuk do të vendime mbi kokat e ukrainasve, se shumë gjëra do të duhet të diskutohen dhe rinegociohen.”

Themes by WordPress