Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, Policia nis hetimet

Një i moshuar ka vdekur dje në një kafiteri...

Ukraina i bashkohet stërvitjes së NATO-s për të testuar sistemet anti-drone

NATO përfundoi një stërvitje të madhe kundër dronëve këtë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Putin paralajmëron një skenar “krejt të ndryshëm” nëse Perëndimi i bashkohet luftës në Ukrainë

Extra AL PVC

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nëse vendet perëndimore si SHBA-ja duan të hyjnë në luftë me Rusinë, do të ishte “krejt ndryshe” nga ajo që Moska e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

Putin bëri vlerësime për luftën Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet Rusi-Kinë në një intervistë për transmetuesin shtetëror rus Rossiya, shkruan TrtWorld.

Duke folur për kundërsulmin e Ukrainës, Putin tha se “ka dështuar plotësisht”.

Putin adresoi gjithashtu pretendimin se Rusia dhe Kina po formojnë një bllok të ri ushtarak, duke vënë në dukje se Perëndimi vazhdimisht krijon aleanca.

Ndërkohë kryediplomati rus Sergei Lavrov ka mbërritur në Pekin përpara një vizite të pritshme të presidentit Vladimir Putin në Kinë.

Ky do të ishte udhëtimi i parë i Putinit në një vend, fuqi e madhe globale, që nga fillimi i ofensivës në Ukrainë.

Ndryshe, varësia strategjike e liderit rus nga Kina është rritur vetëm pasi pushtimi i tij në Ukrainën fqinje e futi vendin e tij në izolim ndërkombëtar.

Pekini po pret përfaqësues të 130 vendeve nga e marta deri të mërkurën për të shënuar një dekadë të një projekti kyç gjeopolitik të presidentit Xi Jinping për të zgjeruar shtrirjen globale të Kinës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vrasja në Mitrovicë, Policia ende s’e ka identifikuar dorasin – në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja

Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar personin...

Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, Policia nis hetimet

Një i moshuar ka vdekur dje në një kafiteri...

Ukraina i bashkohet stërvitjes së NATO-s për të testuar sistemet anti-drone

NATO përfundoi një stërvitje të madhe kundër dronëve këtë...

Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë në sulmin izraelit

Hezbollahu ka konfirmuar se komandanti i lartë ushtarak Ibrahim...

Vrasja në Mitrovicë, Policia ende s’e ka identifikuar dorasin – në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja

Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar personin që vrau dje një 45-vjecar në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë...

Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, Policia nis hetimet

Një i moshuar ka vdekur dje në një kafiteri në Komunën e Obiliqit. Policia tashmë ka nisur hetimet mbi vdekjen. Përmes raportit 24 orës është...

Ukraina i bashkohet stërvitjes së NATO-s për të testuar sistemet anti-drone

NATO përfundoi një stërvitje të madhe kundër dronëve këtë javë, me Ukrainën që merr pjesë për herë të parë. Stërvitjet në një bazë ushtarake holandeze,...