Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Putin: Moska dhe Peniani do të nënshkruajnë marrëveshje që do të forcojë lidhjet mes tyre

Putin: Moska dhe Peniani do të nënshkruajnë marrëveshje që do të forcojë lidhjet mes tyre

Vladimir Putin thotë se Moska dhe Pheniani do të nënshkruajnë një marrëveshje që do të forcojë lidhjet e tyre.

Presidenti rus ndodhet në Korenë e Veriut për herë të parë në 24 vjet pasi forcon lidhjet me vendin dhe liderin e tij Kim Jong Un, shkruan Sky News.

Duke folur në fillim të bisedimeve të tij me zotin Kim, udhëheqësi rus tha se “dokumenti i ri themelor do të formojë bazën e lidhjeve tona për një perspektivë të gjatë”.

Putin gjithashtu përshëndeti një “miqësi të ngushtë” midis dy vendeve bazuar në “barazinë dhe respektimin e interesave të ndërsjella”.