Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Putin do të shkonte në Turqi, por ai dëshiron të shoqërohet nga avionë luftarakë rusë

Putin do të shkonte në Turqi, por ai dëshiron të shoqërohet nga avionë luftarakë rusë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se janë duke u zhvilluar përgatitjet që presidenti Vladimir Putin të vizitojë Turqinë, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Peskov gjithashtu shprehu shpresën se Putini dhe Erdogan do të kenë mundësinë të zhvillojnë bisedime në margjinat e samitit të ardhshëm të BRICS, i cili do të mbahet në qytetin rus të Kazanit, raporton Reuters.

Që nga viti i kaluar, presidenti rus Vladimir Putin ka shtyrë disa herë vizitat zyrtare në Turqi.

Zyrtarët përmendën arsye të ndryshme për vonesat. Disa kanë argumentuar se Putini i ka shmangur vizitat në vendet që nuk ishin pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa të tjerë ia atribuan atë mbajtjes së zgjedhjeve ruse në fillim të këtij viti.

Megjithatë, burime të njohura me qëndrimet ruse i thanë Middle East Eye se kushtet e Putinit për të vizituar Ankaranë janë arsyeja kryesore për vonesat e vazhdueshme, transmeton Index.hr.

Gjegjësisht, sipas atyre burimeve, Putini dëshiron të vijë në Turqi i shoqëruar nga avionët luftarakë rusë, sepse ndoshta ka frikë se ukrainasit mund ta rrëzojnë aeroplanin e tij.

Kërkesa e Moskës që Putini të udhëtojë i shoqëruar nga avionë luftarakë rusë, me mundësi edhe uljen e tyre në territorin turk, krijon komplikime shtesë. Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s në Turqi mund të perceptojnë avionë të tillë si objektiva potencialisht armiqësorë.

Powered by WordPress