Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Puthja vrasëse e Kuranit nga Putini në luftë kundër Ukrainës dhe Perëndimit

Puthja vrasëse e Kuranit nga Putini në luftë kundër Ukrainës dhe Perëndimit

Se presidenti Putin është duke e përdorur Islamin Politik për ta sfiduar Perëndimin është dëshmuare disa herë. Po ashtu mjerisht edhe shumë eksponentë të kësaj ideologjie janë pajtuar që ta shndërrojnë vetën në instrumente të politikave hegjemoniste të Kremlinit. Duke konsideruar kështu Carin e Ri të Rusisë si heroin tyre për xhihad islamik. Këtë pakt me djallin e kanë vënë në pah edhe shumë institute serioze ndërkombëtare që merren me analizimin e çështjeve të sigurisë. Dhe një aleancë e tillë morbide është intensifikuar veçanërisht pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.

Më qëllim që t’i josh sa më shumë këto grupe të tilla ekstremiste islamike për nevojat e kësaj luftë, presidenti rus nuk nguron as që publikisht ta shfaq dashurinë vrasëse duke e puthur publikisht, Kuranin, librin e shenjtë e besimtarëve mysliman, në prani të drejtuesve të Çeçenisë, që i ka shndërruar në kolonë të pestë dhe material shpenzues kundër Ukrainës. Se sa është e sinqertë kjo puthje e dëshmojnë tregimet e gazetares së vrarë nga shërbimi sekret rus, Anna Politkovskaya, mbi shndërrimin Groznit, kryeqytetit të këtij vendi, në varrezë masive, me qëllim shtypjen e aspiratave për pavarësi.

Ndërkohë, është fatkeqësi dhe trishtim kur sheh shqiptarë që e shpërndajnë këtë video në rrjetet sociale si shenjë e rrugës e devotshmërisë së Putnit ndaj besimtarëve Islam kundër armikut të masonerisë dhe Izraelit./ArbëriaTV/