Aktori i njohur i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Roerd Toçe ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”.
Në film ai luan rolin Klejdit, djalit i cili bie në dashuri me Arian, të cilën e luan Sara Hoxha. Në një moment gjatë filmit, dyshja shkëmbejnë një puthje me njëri-tjetrin.
Gjatë bisedës me Edi Manushin dhe Alesia Bamin, aktori u pyet se sa lekë ka marrë Sara Hoxha për atë puthje dhe ai u përgjigj duke thënë se:
”Nuk e kam idenë. Nuk besoj se është një temë kryesore që të jetë puthja në film sesa aktrimi që është bërë në film nga Sara, Roerdi, Luizi apo Olta. Gjithësesi është bërë një punë masive për atë film. Ai film i mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës”.