Vajza e Agim Pllashnikut që e larguan nga puna këtë të enjte ka folur shkurtimisht duke thënë se “Po lajmi dhe dokumentet që po qarkullojnë në media janë të vërteta. Babain e kanë larguar nga puna”.
Ndryshe, Pllashniku protestoi javën e kaluar ndaj deputetes Fitore Pacolli për grandet që kishin përfituar familjar të saj. Madje pllashniku ngriti kallëzim penal ndaj saj gjatë ditës së enjte.
Vendimin për ta larguar nga puna Pllasnikun, që është edhe veteran i UÇK-së, e mori Faruk Mujka, drejtor i Ibër-Lepencit. /Nacionale