spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Punime të domosdoshme në Ujman, KOSTT-i njofton për ndërprerje të rrymës

Extra AL PVC

Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT-i, ka njoftuar se më 21 shtator nga ora 11:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik në Hidrocentralin e Ujmanit.Sipas KOSTT-it, kjo do të bëhet për të mundësuar instalimin e transformatorëve matës të kombinuar.

Gjatë “kohës së lartcekur, gjatë shkyçjes dhe rikyçjes së transformatorit energjetik TR1 110/35kV, qytetarët/konsumatorët që furnizohen nga ky transformator, do të mbesin pa energji elektrike në kohëzgjatje nga pesë (5) minuta (11:00-11:05 si dhe nga 16:00-16:05). Reduktimi i parashikuar 3MË”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

Tutje, KOSTT-i tha se punimet do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Kosovës.

spot_img

Të fundit

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve në kryeqytet...

Personi që u vra në Mitrovicë është një 45-vjeçar, ende s’është identifikuar i dyshuari – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që u plagos sot në mëngjes në Mitrovicë, e që vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...