Kompania Rajonale e Ujësjellës “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, gjatë ditës së martë, 2 qershor, në intervalin kohor 10:00 – 16:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në katër zona.
Në njoftim thuhet se ekipet do të jenë të angazhuara për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt.