Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Punëtori bie nga një shtyllë elektrike në Klinë, përfundon për trajtim në Spitalin e Pejës

Punëtori bie nga një shtyllë elektrike në Klinë, përfundon për trajtim në Spitalin e Pejës

Një person ka mbetur i lënduar pas një incidenti të ndodhur sot në Klinë, ku dyshohet se ka rënë nga një shtyllë elektrike.

Lajmin e ka konfimruar për Sinjalin, Policia e Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:40 autoritetet janë informuar nga QKMF-ja në Klinë se një person kishte pësuar lëndime. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se i lënduari kishte rënë nga një shtyllë elektrike.

Pas incidentit, ai është transportuar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rrethanat e plota të rastit mbeten duke u sqaruar nga organet kompetente.