Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Punëtori bie nga një objekt ndërtimi, arrestohen pronarët e kompanive

Punëtori bie nga një objekt ndërtimi, arrestohen pronarët e kompanive

Një punëtor është lënduar dje në Fushë-Kosovë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti të ndërtimit. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy burra, pronarë të kompanive punëkryese.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Një mashkull nga Kosova, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia.

/TV Arbëria